BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 37 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të ministrisë, gjatë 24 orëve të kaluara nuk janë shënuar raste të vdekjeve nga COVID-19 dhe se numri i viktimave mbetet në shifrën 113

Admir Fazlagikj  | 24.05.2020 - Përdıtësım : 26.05.2020
Maqedoni e Veriut, 37 raste të reja me COVID-19

Shkup

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se janë regjistruar 37 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) me ç'rast numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi në vend ka arritur në 1.978, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria informoi se sot Instituti për shëndet publik regjistroi 11 pacientë të shëruar me çka numri i pacientëve të shëruar arrin në 1.422.

Sipas të dhënave të ministrisë, gjatë 24 orëve të kaluara nuk janë shënuar raste të vdekjeve nga COVID-19 dhe se numri i viktimave mbetet në shifrën 113.

Ministria e Shëndetësisë tha se aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend arrin në 443.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 508 teste për COVID-19. Deri më tani në vend gjithsej janë kryer 25.270 teste për COVID-19.

Kujtojmë se më 15 maj presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për 14 ditë tjera për shkak të krizës së koronavirusit duke theksuar si arsye për këtë zbatimin e masave ekonomiko-sociale.

Sipas vendimit të Qeverisë, ndalohet lëvizja për të gjithë qytetarët në tërë territorin e vendit duke filluar nga sot (24 maj) në orën 11:00 deri të martën (26 maj) në orën 05:00.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın