Agim Sulaj
25 Qershor 2021•Përditësim: 26 Qershor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.256, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 7 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.714.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.224 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 664.095 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 12 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.292, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 166.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 3.501 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të vaksinës.