Abdula Berisha
04 Prill 2021•Përditësim: 05 Prill 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 35 viktima dhe 734 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 134.867, ndërsa numri i vdekjeve në 3.940.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 621 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 109.297 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 641.573 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.246 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 21.630.