Abdula Berisha
21 Mars 2021•Përditësim: 22 Mars 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 25 viktima dhe 642 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 119.378, ndërsa numri i vdekjeve në 3.473.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 524 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 100.774 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 590.276 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.730 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 15.131.