Ekip
21 Korrik 2021•Përditësim: 22 Korrik 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 15 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe asnjë viktimë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 155.965, ndërsa numri i viktimave mbetet 5.488.
Të dhënat tregojnë se 6 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga virusi ka shkuar në 150.243.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 234.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 938.282 teste për COVID-19, përfshirë 2.550 teste të kryera gjatë ditës ë fundit.