BALLKANI

Kosovë, Lista Serbe dërgon sërish ankesë në Gjykatën Kushtetuese

Lista Serbe pretendon se me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb Nenad Rashiq, janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e Punës e Kuvendit si dhe aktgjykimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese

Agim Sulaj  | 16.10.2025 - Përdıtësım : 16.10.2025
Kosovë, Lista Serbe dërgon sërish ankesë në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë

Lista Serbe ka dorëzuar sërish ankesë në Gjykatën Kushtetuese, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet një njoftimi për media, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, pretendon se me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e Punës e Kuvendit si dhe aktgjykimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

"Kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme", thuhet në njoftimin e Listës Serbe, partisë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Legjislatura e Nëntë e Kuvendit të Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Më 10 tetor fillimisht u propozuan emrat e nëntë deputetëve të Listës Serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, por ata nuk morën votat e nevojshme nga deputetët.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit Dimal Basha kërkoi që zgjedhja e nënkryetarit serb të vazhdojë përmes shortit, duke i mundësuar deputetit tjetër serb, Nenad Rashiq nga partia "Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë" të zgjidhet nënkryetar me votat e shumicës parlamentare.

Lista Serbe konsideron se zgjedhja e Rashiqit është "jolegjitime" dhe paralajmëron se zgjedhjet do të humbasin kuptimin, nëse shumica e deputetëve shqiptarë u imponon serbëve përfaqësues, duke legalizuar ashtu "dhunën e shumicës ndaj pakicës".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın