Şenhan Bolelli
17 Shkurt 2016•Përditësim: 18 Shkurt 2016
MADRID (AA) – Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën e qeverisë spanjolle dhe urdhëroi pezullimin e punës së Ministrisë katalunjase të Punëve të Jashtme dhe Transparencës të cilën autoritetet katalunjase e formuan nga mesi i janarit me qëllim të lobimit dhe kërkimit të mbështetjes jashtë vendit për pavarësinë e krahinës spanjolle, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e krahinës autonome të Katalunjës më 12 janar formoi institucionin kontestues që në skenën ndërkombëtare të marrin mbështetje secesioniste të ndarjes nga Spanja dhe vendosjes së shtetit të pavarur, ndërsa qeveria spanjolle dha ankesë në Gjykatën Kushtetuese me arsyetimin se me këtë shkelen normat e politikës së jashtme spanjolle.
Gjykata në parim ka pranuar ankesën e qeverisë dhe me automatizëm e ka pezulluar punën e Ministrisë kontestuese katalunjase.