Agim Sulaj
13 janar 2022•Përditësim: 14 janar 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se dy persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në gjithsej 2.994, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 427 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 164.120.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 5.881 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.456.055 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar se 31 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 158.315, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2.811.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës. Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.