BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 2 viktima dhe 869 raste të reja me COVID-19

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1.265 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 256.582, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.527

Agim Sulaj  | 13.08.2022 - Përdıtësım : 14.08.2022
Kosovë, 2 viktima dhe 869 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se 2 persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka arritur në 3.184, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 869 persona janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 266.293.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.703 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.949.906 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1.265 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 256.582, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.527.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.957 doza të vaksinës. Deri më sot 824.324 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın