BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 9 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.200 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 179

Agim Sulaj   | 18.06.2021
Kosovë, 9 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet 2.250, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 9 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.629.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.694 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 651.875 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuan për 14 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.200 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 179.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın