BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 7 viktima dhe 564 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të IKSHPK-së, në vend pozitiv janë diagnostikuar 564 raste të reja, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka arritur në 71.908

Agim Sulaj  | 05.03.2021 - Përdıtësım : 06.03.2021
Kosovë, 7 viktima dhe 564 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se shtatë persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.634, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në vend pozitiv janë diagnostikuar 564 raste të reja, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka arritur në 71.908.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.192 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi janë testuar gjithsej 322.530 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 380 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në 61.394.

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 8.880.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın