Agim Sulaj
30 Janar 2022•Përditësim: 31 Janar 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave nga ky virus mbetet në 3.012, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 2.390 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 204.345.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 10.336 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.630.551 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1.291 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 166.282, ndërsa numri i rasteve aktive është 35.051.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës. Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.