Gorana Jakovljevic
30 Janar 2022•Përditësim: 31 Janar 2022
Numri i rasteve me COVID-19 në Indonezi vazhdon të rritet, ndërkohë që qeveria pret një valë tjetër të infektimeve me koronavirus, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rast të rritjes së numrit të rasteve në muajin shkurt, në spitalet e Xhakartës u përgatitën pajisje mjekësore siç janë shishet e oksigjenit.
Spitali "Wisma Atlet Kemayoran" aktualisht po trajton 3.935 pacientë dhe rreth 48 për qind e kapacitetit të objektit është mbushur.
Në Indonezi, numri i rasteve ditore me COVID-19 është rritur në rreth 10 mijë që është më i larti që nga shtatori i vitit të kaluar ndërsa numri më i madh i rasteve është regjistruar në kryeqytetin Xhakarta.