BALLKANI, Koronavirusi

Dita e parë pas heqjes së orës policore në Maqedoninë e Veriut

Sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga mëngjesi i sotëm u shfuqizua ora policore, me çka plotësisht përfundon vlefshmëria e vendimit për ndalesën dhe regjimin special të lëvizjes në territorin e vendit

Admir Fazlagikj  | 27.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
Dita e parë pas heqjes së orës policore në Maqedoninë e Veriut ( Umeys Sulejman - Anadolu Agency )

Shkup

Sot Maqedonia e Veriut po përjeton ditën e parë pa orë policore, e cila ishte vendosur nga qeveria e vendit më shumë se dy muaj më parë si masë kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Dita e parë pas heqjes së orës policore në Maqedoninë e Veriut

Sot Maqedonia e Veriut po përjeton ditën e parë pa orë policore, e cila ishte vendosur nga qeveria e vendit më shumë se dy muaj më parë si masë kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19). Sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga mëngjesi i sotëm u shfuqizua ora policore, me çka plotësisht përfundon vlefshmëria e vendimit për ndalesën dhe regjimin special të lëvizjes në territorin e vendit. ( Umeys Sulejman - Anadolu Agency )

Sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga mëngjesi i sotëm u shfuqizua ora policore, me çka plotësisht përfundon vlefshmëria e vendimit për ndalesën dhe regjimin special të lëvizjes në territorin e vendit.

Kohëzgjatja e ndalesës së lëvizjes ndryshoi kohë pas kohe, por kryesisht zgjati nga ora 19:00 deri në ora 05:00.

Sot, në ditën e parë pas heqjes së kësaj mase, në rrugët e kryeqytetit, Shkup, si dhe në qytetet e tjera të vendit, mund të shihet qarkullim i qytetarëve dhe automjeteve.

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.039. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e virusit është 119, kurse 1.470 persona janë shëruar.

Sipas një njoftimi nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nga nesër, objektet hotelierike që kanë hapësira të hapura dhe tarraca mund të fillojnë të punojnë me një protokoll të veçantë.

Kujtojmë se në vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga 18 marsi për shkak të pandemisë. Më 15 maj, presidentit Stevo Pendarovski e zgjati atë për herë të dytë për 14 ditë, duke përmendur si arsyetim zbatimin e masave socio-ekonomike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın