Zlatan Kapic
16 Qershor 2022•Përditësim: 16 Qershor 2022
Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiye-s (Turqisë), Mevlüt Çavuşoğlu, në kuadër të vizitës zyrtare njëditore në Beograd, ka takuar sot kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu është pritur më parë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit me Daçiqin, Çavuşoğlu do të takohet edhe me kryeministren serbe Ana Brnabiq.
Në delegacionin turk bëjnë pjesë edhe ambasadori i vendit në Serbi, Hami Aksoy dhe ish-ambasadorja në Beograd dhe zëdhënësja aktuale e Ministrisë së Jashtme, Tanja Bilgiç.
Çavuşoğlu do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, me të cilin do të mbajë konferencë të përbashkët për media.
Pas vizitës në Serbi, ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Çavuşoğlu do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.