BALLKANI

Albin Kurti i LVV-së falënderon presidentin Erdoğan

"Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë ura e miqësisë midis dy vendeve. Ne vlerësojmë rolin e turqve në Kosovë dhe ata po ashtu do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në qeverinë time", shkroi Kurti në letrën për presidentin Erdoğan

Abdulbesar Ademi  | 03.03.2021 - Përdıtësım : 03.03.2021
Albin Kurti i LVV-së falënderon presidentin Erdoğan Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Kreu i partisë Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, e cila grumbulloi pothuajse 50 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ka falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për letrën e urimit ndaj suksesit të tij në zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në letrën e dërguar për presidentin Erdoğan, Kurti ka falënderuar edhe "mbështetjen e shtetit turk gjatë kohërave më vendimtare" të Kosovës.

"Erdoğan uron Kurtin për suksesin në zgjedhjet parlamentare në Kosovë"

"Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Kosovës vendosën rrënjësisht të ndryshojnë të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë ura e miqësisë midis dy vendeve. Ne vlerësojmë rolin e turqve në Kosovë dhe ata po ashtu do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në qeverinë time", shkruan Kurti në letrën e dërguar për presidentin Erdoğan.

Më tej, në letër Kurti thekson se kur të formohet qeveria, "do të punojë për të zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet" midis dy vendeve përmes komunikimeve dhe bashkëpunimit të hapur dhe të sinqertë.

Pas zgjedhjeve në Kosovë, presidenti Erdoğan uroi Kurtin për "suksesin e arritur" në këto zgjedhje. Nëpërmjet një letre dërguar Kurtit, presidenti Erdoğan ka uruar që rezultati zgjedhor të jetë në dobi të të gjithë popullit kosovar.

Kosova më 14 shkurt mbajti zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Kurtin ka numrin më të madh të votave të grumbulluara, respektivisht 47,90 për qind të votave.

Pas saj radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17,37 për qind të votave, ndërsa partia e cila deri më tani ka qenë në Qeverinë e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13,07 për qind të votave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.