Rabia İclal Turan
03 mars 2021•Përditësim: 04 mars 2021
Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë ka goditur qytetin grek Larissa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Institutit të Gjeodinamikës në kryeqytetin Athinë, epiqendra e tërmetit u regjistrua në veriperëndim të qytetit Larissa, i cili është qyteti i pestë më i populluar në Greqi.
Tërmeti ndodhi pasditen e sotme, pak para orës 12:16 sipas kohës lokale.
Deri më tani nuk është raportuar ndonjë lëndim në njerëz apo dëme materiale nga rajoni.