Stipe Mayiç,Sanela Crnovrsanin
20 Korrik 2017•Përditësim: 21 Korrik 2017
ZAGREB (AA) – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini thotë se Kroacia është elementi kyç i projektit të Evropës së përbashkët e cila do të sjellë jo vetëm stabilitet dhe siguri por edhe paqe në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të takimeve në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, Mogherini u takua me ministren e Jashtme dhe Çështjeve të Evropës, Marija Pejçinoviç Buriç, ku pas këtij takimi në një deklaratë për media foli për procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Duke vënë në dukje se gjatë periudhës së fundit shtetet e rajonit kanë treguar progres shpresëdhënës, Mogherini tha se “Kroacia është elementi kyç i projektit të Evropës së përbashkët e cila do të sjellë jo vetëm stabilitet dhe siguri por edhe paqe në rajon”.
Mogherini tha se mënyra më e mirë për sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon është perspektiva e pakthyeshme, e fuqishme dhe e sigurt e BE-së.