Admir Fazlagikj
19 Prill 2017•Përditësim: 19 Prill 2017
SHKUP (АА) – Për vizitë zyrtare sot në Maqedoni arriti kryesuesi me presidencën e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Mladen Ivaniç, i cili me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake u prit nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në platonë para kabinetit presidencial në “Vila Vodno”, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftuan nga kabineti i presidentit Ivanov, ai sot dhe nesër, do të jetë nikoqir i kryesuesit me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas paralajmërimeve, përveç takimit 'tet a tet' mes presidentit Ivanov dhe kryesuesit Ivaniç do të mbahet dhe takim plenar të delegacioneve zyrtare të të dyja shteteve, pas çka do të vijojë konferencë e përbashkët e të dy bashkëfolësve.
Në ditën e dytë të vizitës, do të mbahet biznes forum me pjesëmarrje të afaristëve nga Republika e Maqedonisë dhe nga BeH-ja, në të cilën do të adresohen presidenti Ivanov dhe kryesuesi i BeH-së, Ivaniç.
Ndryshe, kryesuesi me presidencën e BeH-së, Ivaniç, vitin e kaluar në muajin tetor qëndroi për vizitë pune në Maqedoni, me ç’rast realizoi takim me presidentin Ivanov, në të cilën u shkëmbyen mendime për situatën në rajon, në kontekst të sfidave aktuale dhe perspektivave të tij euroatlantike.