BALLKANI

Greqi, protestë kundër Marrëveshjes së Prespës

Rreth 60.000 persona protestuan në Athinë kundër marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë

Furkan Naci Top  | 20.01.2019 - Përdıtësım : 21.01.2019
Greqi, protestë kundër Marrëveshjes së Prespës ( Ayhan Mehmet - Anadolu Agency )

Athinë

ATHINË (AA) - Dhejtra mijëra persona në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, protestuan sot kundër "Marrëveshjes së Prespës" së arritur me Maqedoninë, ndërsa gjatë protestës ndodhën përplasje mes policisë dhe protestuesve, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta kundër Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit të nënshkruar mes qeverive të Greqisë dhe Maqedonisë, u organizua në sheshin Sintagma në qendër të kryeqytetit.

Mijëra persona nga qytete të ndryshme të vendit arritën në qytet. Në protestën e mbështetur edhe nga kisha greke, morën pjesë shumë priftërinjë.

Demonstruesit në duar mbanin flamuj grekë, ndërsa brohoritnin sloganet "Maqedonia është greke, hiqni duart nga Maqedonia"

Derisa fjalimet vazhdonin, një grup protestuesish para kuvendit grek hodhën koktej molotovi dhe gurë në drejtim të policisë, e cila kishte marrë masa sigurie në hyrjen e ndërtesës. Ndërkaq, njësitë speciale greke u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe shok bomba.

Nga intervenimi i policisë u shkaktua një panik i shkurtër, ndërsa një pjesë e demonstruesve u shpërndanë në rrugët anësore përreth.

Protestën e mbështetën shumë anëtarë të Demorkacisë së Re (ND) në opozitë dhe Partisë Grekët e Pavarur (ANEL), e cila më herët e ka braktisur qeverinë për shkak të marrëveshjes së arritur për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë.

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras gjithashtu ishte ndër pjesëmarrësit në protestë, ku të pranishëm ishin edhe disa anëtarë të Agimit të Artë, parti e djathtë ekstreme.

- Masa të gjera të sigurisë

Në protestë, në të cilën u zbatuan masa të gjera të sigurisë, morën pjesë 60.000 persona.

Mbi 2.000 policë u angazhaun në pika të ndryshme, ndërsa shumë rrugë që çojnë drejt qendrës së qytetit ishin të mbyllura për hyrje-dalje me autobusë policorë që nga orët e mëngjesit. Gjithashtu, edhe helikopterët policorë zhvilluan aktivitete vëzhgimi.

Nga ana tjetër, në një pikë tjetër në qendër të qytetit, grupet anarkiste dhe majtiste organizuan një kundër-protestë.

Javën e ardhshme pritet që qeveria greke të sjellë marrëveshjen në kuvend për ratifikim.

Kujtojmë se Panos Kammenos, ministri i Mbrojtjes në qeverinë e kryeministrit Tsipras dhe lider i partisë “Grekët e pavarur”, fundjavën e kaluar u largua nga koalicioni për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë.

Me mbështetjen e dy të tretave të deputetëve apo 81 vota, Kuvendi i Maqedonisë kishte miratuar katër amandamentet me të cilat do të ndryshohet emri kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut, pasi që Marrëveshja e Prespës të ratifikohet edhe nga pala greke.

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni janë pjesë të Marrëveshjes së Prepsës, të nënshkruar në qershor të vitit 2018 midis qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë, zbatimi i të cilave është kusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın