Gamze Türkoğlu Oğuz
11 Janar 2018•Përditësim: 11 Janar 2018
SOFJE (AA) - Kryesuesja e Presidencës së Bashkimit Evropian, Bullgaria bëri thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov deklaroi se gjatë kryesimit 6 mujor me Presidencën e Këshillit të BE-së dëshirojnë që të punojnë shumë për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë.
“BE-ja duhet t’i përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë dhe duhet të tregojë përpjekje për këtë”, tha ai.
Borisov vuri në dukje rëndësinë e Turqisë si një anëtare e NATO-s dhe për rolin kyç në menaxhimin e fluksit të emigrimit nga Lindja e Mesme.
Në fillim të këtij muaji ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva tha se “Pa qenë Turqia partner i afërt i BE-së nuk është e mundur të mbrohen me sukses kufijtë e jashtëm të BE-së e as të arrihet sukses në luftën kundër terrorizmit”.