Dejan Maksimoviç
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
SARAJEVË (AA) - Në operacionin "Dielli" (Sunce) nga ana e pjesëtarëve të Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) të kryer gjatë ditës së djeshme janë arrestuar katër persona dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të drogës dhe armëve, tha Vahidin Shahinpashiç, Shef i Departamentit për luftën kundër krimit të organizuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Shahinpashiç theksoi se operacioni "Dielli" është vetëm një nga të shtatët sa u realizuan në muajin e fundit, gjatë të cilit u arrestuan 39 persona.
"Gjatë operacionit nga liria janë privuar katër persona dhe janë kryer shtatë bastisje duke penguar dy dërgesa të armëve dhe drogës në rrugën e tyre për Zagreb", tha Shahinpashiç.