Kayhan Gül,Lejla Bıogradlıja
03 tetor 2015•Përditësim: 04 tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Refugjatëve të cilët janë në përpjekje për të arritur në shtetet e Evropës perëndimore me shpresë për një jetë më të mirë, me ftohjen e motit dhe pasi që Hungaria ndërtoi një gardh teli në kufijtë e saj, është rritur mundësia që refugjatë të kërkojnë rrugë të reja, shkruan Anadolu Agency.
Refugjatët nëpërmjet Maqedonisë udhëtonin në Sërbi dhe më pas drejt Hungarisë ose Kroacisë ishin duke avancuar drejt shteteve të Evropës Perëndimore.
Me ftohjen e motit dhe pasi që Hungaria ndërtoi një gardh teli në kufijtë e saj, solli mundësinë e orientimit të refugjatëve në shtetet jugore me klimë më të ngrohtë siç janë Shqipëria, Mali i Zi, si dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Disa nga zonat e shteteve të Ballkanit të cilët janë duke u përdorur si koridor nga ana e refugjatëve ende mbartin rrezikun e minave të mbetura nga luftërat e viteve 90-ta. Sidomos rruga aktuale e refugjatëve në Kroaci dhe rruga alternative e refugjatëve Bosnja dhe Hercegovina janë ndër shtetet me më shumë fusha të minuara në Ballkan.
Sipas të dhënave të Qendrës për Pastrimin e Minave të Bosnjës dhe Hercegovinës, 2.3 përqind e territorit të vendit ndryshe thënë 1165 kilometra katror ende mbartin rrezikun e fushave të minuara.
Në vend gjenden 1,417 rajone me rrezikun e fushave të minuara, ku 538 mijë e 500 qytetarë që jetojnë në këto rajone janë të ballafaquar drejtëpërdrejt me rrezikun e minave.
Edhe pse pjesa e madhe e fushave të minuara në rajonet kufitare janë pastruar, për të parandaluar aksidentet e mundshme rajonet me rrezikun e minave janë shënuar me shenja paralajmëruese.
Qendra gjithashtu ka përgatitur harta me të cilën i informon qytetarët për rajonet të cilët kanë rrezik të fushës me mina, sidomos Brçko, Orashje, Bosanski Shamac në veri dhe Ravno në jug tregohen si rajone me rrezik më të lartë të fushës së minuar.
Ndërkohë, shumë fusha bujqësore në rajonin Bjelina-Brezo Polje-Brçko e cila gjendet në trekëndëshin Sërbi-Bosnjë dhe Hercegovinë-Kroaci vlerësohet si rajon me rrezik të minave.
- Kufiri Kroaci-Sërbi është duke u pastruar
Në rrugën aktuale të refugjatëve, në Kroaci gjenden një numër i madh të fushave të minuara.
Sipas të dhënave të Qendrës për Pastrimin e Minave të Kroacisë, gjenden 496 kilometra katrorë fusha të minuara dhe përafërsisht 50 mijë mina.
Fushat e minuara janë shënuar me 12 mijë 616 shenja paralajmëruese, dy pikat në kufirin me Sërbinë dhe 40 kilometra katror në kufirin me Bosnjë dhe Hercegovinën është treguar në mes rajoneve me rrezikun më të madh të fushës së minuar.
Fushat e minuara në rajonet Vrbanja dhe Njemeci të kufirit me Sërbinë, pasi që të pastrohen deri në fund të muajit Tetor, mes dy shteteve nuk do të ketë fushë të minuar.
- Shqipëria u pastrua nga minat
Në Shqipëri, një ndër rrugët alternative të refugjatëve, nuk ka fusha të minuara.
Gjatë luftës së Kosovës, kufiri Kosovë-Shqipëri deri në 3 kilometra thellësi të Shqipërisë ishte i minuar nga ushtria Serbe, si rezulltat i punimeve deri në vitin 2009 ky rajon u pastrua plotësisht.
Në kufirin Serbo-Kroat e cila përdoret nga ana e refugjatëve nuk ka fusha të minuara.
Sipas të dhënave të Qendrës për Pastrimin e Minave të Sërbisë, rajoni kufitar mes dy vendeve është pastruar plotësisht.
- Bosnja dhe Hercegovina është shteti "Më i ndotur" në Ballkan
Derjtori i Programit të Evropës Juglindore të Ndihmës Popullore Norvegjeze (NPA) Darvin Lisica theksoi se Bosnja dhe Hercegovina është shteti "Më i Ndotur" i Ballkanit për shkak të materialeve eksplozive të mbetura në territorin e saj gjatë luftës.
Lisica i cili theksoi se sidomos në kufijtë lindore dhe veriore të vendit ka një ndotje të materialeve eksplozive të mbetura nga lufta të cilat janë të rrezikshme për krijesat, dhe tha se materialet eksplozive të mbetura nga lufta kanë një ndikim të madh në shoqërinë dhe ekonomine e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Lisica kujton se prej vitit 1992 në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë ndodhur 8350 aksidente të shkaktuara nga minat dhe materialet e tjera të mbetura nga koha e lutfës dhe theksoi se në periudhën pas luftës kanë ndodhur 603 aksidente fatale, gjithsej 1732 aksidente.
Lisica theksoi se në bazë të dhënave, përdorimi i rajoneve lindore të Bosnjë dhe Hercegovinës nga ana e grupeve të refugjatëve minat të pashpërthyera mund të shkaktojnë tragjedi të mëdha njerëzore.
Lisica gjithashtu theksoi se NPA-ja dhe Qendra për Pastrimin e Minave të Bosnjë dhe Hercegovinës janë duke punuar për rrugët shtesë që të mund të përdorin refugjatët, janë duke pregatitur harta të cilat përmbajnë rajonet që mbajnë rrezik dhe program edukativ kundër rrezikut të minave.