Lejla Bıogradlıja
20 dhjetor 2015•Përditësim: 21 dhjetor 2015
MOSTAR (AA) - Në qytetin Mostar në jug të Bosnjë e Hercegovinës, në prag të afrimit të Vitit të Ri u organizua aktiviteti "Turneu i 4-të i ‘babagjyshërve’ me biçikletë’ i cili është kthyer në një traditë në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 100 çiklistë të cilët morën pjesë në turneun e organizuar nga ana e Klubit të Biçikletave Mostar dhe shoqatës "Hercegovina Bike", në qytetin ku shëtitën në mënyrë të maskuar si “babagjyshë”, ofruan një atmosferë festive për ata që i ndiqnin.
Çiklistët të veshur si “babagjyshë” kanë shpërndarë dhurata për fëmijët.
Kryetari i Klubit të Biçikletave Mostar, Toni Zoric, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, duke theksuar se ky aktivitet është një nga turnetë më argëtuese, shprehu dëshirën që i njëjti të vazhdojë edhe shumë vite me radhë.
Sekretari i përgjithshëm i shoqatës "Hercegovina Bike", Goran Prskalo tha se çdo vit po rritet numri i pjesëmarrësve dhe shtoi se personat të cilët u takuan me “babagjyshërit” janë argëtuar.
Çiklistët, të cilët në kuadër të turneut me biçikletë kanë shëtitur tërë qytetin, tërhoqën vëmendjen e të gjitha grupmoshave.