Bedrudin Brlyavac
28 tetor 2015•Përditësim: 28 tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Kriza e refugjatëve në Evropë rrezikon besimin e konsumatorit në Gjermani, të cilët janë gjithnjë e më të shqetësuar në lidhje me pasojat ekonomike të një fluksi të madh të refugjatëve dhe emigrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).
"Disponimi i mirë i vërejtur në muajt e fundit tek konsumatori gradualisht është në rënie. Në tetor të këtij viti, si dhe muajin e kaluar, pritjet ekonomike dukshëm janë zvogëluar, sipas të gjitha gjasave nën ndikimin e krizës aktuale të refugjatëve", thuhet në deklaratën e kompanisë hulumtuese GfK.
Ai shtoi se gatishmëria e gjermanëve për shpenzime ka rënë pak, ndërsa pritjet sa i përket të ardhurave edhe më tej mbeten stabile.
Sipas mediave gjermane, GfK në nëntor ka parashikuar se indeksi i besimit të amvisërive në Gjermani ka rënë në 9.4 pikë nga 9.6 pikë sa ishte në tetor.
Indeksi i GfK-së është llogaritur në bazë të përgjigjeve të rreth 2.000 amvisërive mbi pritjet e tyre në fushën e të ardhurave, gatishmërinë për të shpenzuar dhe ekonominë e përgjithshme në muajt e ardhshëm.