Stipe Mayiç
02 nëntor 2015•Përditësim: 03 nëntor 2015
ZAGREB (AA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë Ranko Ostojiç paralajmëroi sot se nesër në ora 8.00 të mëngjesit me pranimin e refugjatëve zyrtarisht fillon punën kampi i ri në qytetin Slavonski Brod, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Ostojiç deklaroi se hapja e kampit të ri në Slavonski Brod është vazhdimësi e përmbushjes së marrëveshjes së arritur me zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE).
Kampi fillimisht do të shërbejë si qendër transiti për refugjatët në të cilin nesër pritet të mbërrijë treni i parë nga Tovarnik-u, paralajmëroi ministri.
Ministri Ostojiç tha se ende nuk do të arrijnë trenat e drejtpërdrejtë nga Shid-i, dhe se në Slavonski Brod do të mbërrijnë refugjatët që kalojnë në Bapsko.
Në kampin në Opatovc nuk do të bëhet më regjistrimi i refugjatëve, por kjo do të zhvendoset në qendrën e re transitore të qytetit Slavonski Brod.
Në Slavonski Brod janë përgatitur tenda, objekte sanitare dhe infermierë spitali, si dhe pakoja me ushqim dhe pajisje tjera të nevojshme për refugjatë për motin e ftohtë.
Kampi do të mund të pranojë më së shumti 5 mijë persona.