STAMBOLL (AA) - MURAT YEŞİLTAŞ - Turqia që prej 2 vitesh është duke ndjekur një politikë në disa dimensione në luftën kundër DAESH-it. Kërcënimi i DAESH-it kundër Turqisë nisi me pengmarrjen e 49 personave në Kryekonsullatën e Turqisë në Mosul pasi DAESH-i në vitin 2014 pati marrë nën kontroll këtë qytet. Ky kërcënim gjithashtu në vitet në vijim filloi të përparonte nga jashtë brenda. Kështu pas Irakut dhe Sirisë të cilët konsiderohen si qendra unazë gjeografike të DAESH-it, Turqia u gjend në mesin e objektivave të nivelit të dytë duke u klasifikuar si unaza e afërt gjeografike e organizatës. DAESH-i në fillim në mënyrë të paqartë dhe joformale e shpalli si armik Turqinë, ndërsa më pas me masat e forta dhe të vendosura të sigurisë që Turqia ndoqi jashtë dhe brenda si dhe me politikën që ndoqi kundër shprehjes në fjalë për xhihad të organizatës, e cila duke e shndërruar në një armik konkret filloi ta vendosë në objektiv drejtpërdrejtë. Për këtë arsye kërcënimi i DAESH-it ndaj Turqisë me kohë filloi të merrte një trajtë me shumë drejtime, raporton Anadolu Agency (AA).
- Kërcënimi shumëdimensional i DAESH-it-
Pavarësisht se një pjesë e rëndësishme e rreziqeve të sigurisë me bazë nga DAESH-i ndaj Turqisë burojnë nga afërsia gjeografike, këto kërcënime nuk mbeten të kufizuara vetëm me këtë drejtim. Krahas pozitës së afërt gjeografike DAESH-i e vëren Turqinë si një pengesë serioze për kalimin e luftëtarëve të huaj në Siri. Gjithashtu Turqia është edhe një prej vendeve kryesore që luftëtarët e huaj pas pjesëmarrjes në luftën në Siri dëshirojnë të përdorin për tu rikthyer në vendet nga të cilat kanë ardhur. Gjithashtu një arsye e mjaftueshme për një "strategji të Turqisë" ndaj DAESH-it janë edhe numri i militantëve që i bashkohen organizatës nga Turqia shifër kjo e cila "arrin rreth 2100 persona pa familjet". Kjo strategji ka dy dimensione, një ushtarak dhe një politik.
Në nivel ushtarak, DAESH-i, ashtu si në shembujt e kohëve të fundit në qytetin Kilis të Turqisë po kryen sulme me predha gjatë gjithë vijës kufitare prej 90 km nga zona që njihet me emrin xhepi i Menbixh. Këto sulme ashtu siç mund të kryhen ndaj pikave të policisë kufitare përbëhen edhe nga sulmet e drejtpërdrejta pa kriter ndaj popullatës civile brenda Turqisë. Këto sulme gjithashtu nuk mbeten të kufizuara vetëm nga territori i Sirisë, ku mund të theksohet se sulme ndaj Turqisë ka patur disa herë edhe nga pjesa veriore e Irakut si dhe disa sulme me bomba kundër kampit ushtarak Bashika në Irak ku kryhen trajnime ushtarake për luftën kundër DAESH-it. Një tjetër dimension ushtarak përbëjnë edhe sulmet me bomba të DAESH-it në Turqi. Deri tani me bazë DAESH-in janë kryer 7 sulme kamikaze, ku si pasojë të këtyre akteve kanë humbur jetën 160 civilë dhe 3 anëtarë të sigurisë. Sulmet kamikaze të DAESH-it kundrejt Turqisë janë aktet të cilat kanë shkaktuar më shumë humbje. Përveç sulmeve kamikaze në mesin e objektivave të DAESH-it në Turqi janë edhe atentatet kundrejt civilëve sirianë. Këto atentate janë në objektivat e organizatës kundrejt atyre që janë efektivë për përhapjen e shprehjeve opozitare kundër DAESH-it dhe ndaj gazetarëve sirianë që jetojnë në Turqi.
Veçoria themelore e akteve me bombë të DAESH-it në Turqi është se ato përmbajnë shumëllojshmëri, të cilat sëpari dallohen nga kombësia e atyre që kryejnë këto akte. Në sulmet kamikaze të kryera mund të vërehen profile të sulmuesve që janë shtetas të Turqisë, Sirisë dhe të vendeve të tjera. Mos marrja përsipër e sulmeve kamikaze të organizatës në Turqi shfaq një tjetër ndryshim. Deri më sot DAESH-i ka marrë përsipër vetëm sulmet e kryera në Turqi ndaj gazetarëve sirianë dhe opozitarëve, situatë kjo e cila të rrit dyshimet se organizata ka planifikuar në mënyrë autonome aktet e sajë në Turqi. Por nëse merret në konsideratë se autorët e sulmeve kanë qenë të pranishëm në radhët e DAESH-it në Siri e bën të mundur që të thuhet se aktet janë kryer brenda informacionit të organizatës. Për këtë arsye aktet e organizatës në Turqi kryhen në përgjithësi nga militantët profesionistë të DAESH-it.
- Retorika kërcënuese kundër Turqisë-
Shumë dinamika të ndryshme përcaktojnë strategjinë politike të DAESH-it për Turqinë. Fillimisht teksa kundër Turqisë bëhen retorika në një mënyrë të përgjithshme dhe të zbehta, me kohën këto retorika të kërcënimit të zbehtë ia lëshojnë vendin retorikave zyrtare të kërcënimit. Kur këto krahasohen me organet e tjera publikuese të organizatës relativisht kjo zbatohet më vonë ku edhe në revistën turqisht Konstantiniyye kjo strategji politike përbën shembuj interesantë nga pikëpamja për të treguar shtyllën zyrtare në emër të organizatës.
Nëse shqyrtojmë përmbajtjen në përgjithësi të revistës e cila që nga qershori 2015 ka publikuar deri më sot 6 botime, mund të thuhet se organizata vendos në rritje përkufizimin si armik konkret të Turqisë. DAESH-i i cili fillimisht kishte si objektiv sektorë të ndryshëm social, duke konkretizuar edhe më shumë ka vendosur në zbatim retorikën kërcënuese për të gjithë institucionet shtetërore duke përfshirë qeverinë, Kryesinë e Çështjeve Fetare dhe Forcat e Armatosura Turke. Një retorikë kërcënuese që ka vendosur në objektiv një tërësi politike që nga demokracia e Turqisë e deri tek politika e jashtme e sajë, nxjerr në plan të parë retorikën politike të organizatës që ripërsëritet vazhdimisht. Ndërsa në qendër të strategjisë së Turqisë, DAESH duke mundësuar brenda tij thellimin e hapësirës me bazë konfliktin, përpiqet të shpërndajë presionin ushtarak mbi pozitën gjeografike ku është mbërthyer në veri të Sirisë. Nëse vërehet në tërësi përballë këtij kërcënimi shumëdimensional të DAESH-it, lufta e Turqisë kundër organizatës ka marrë një trajtë shumëdimensionale.
Strategjia e luftës shumëdimensionale të Turqisë kundër organizatës DAESH përbëhet nga katër shtresa kryesore. Operacionet e sigurisë në nivel kombëtar kundër grupeve të cilat mendohen se janë të lidhura me DAESH-in përbëjnë njërën pjej këtyre shtresave, ndërsa e dyta lufta me luftëtarët e huaj terroristë, e treta mbështetja e dhënë ndaj koalicionit ndërkombëtar anti DAESH, si dhe shtresa e katërt dhe e fundit është lufta kombëtare dhe ndërkombëtare për parandalimin e financimeve të terrorizmit. Kjo luftë shumëdimensionale, është formësuar në politikën shtetërore që nga viti 2013 kur Turqia ka njohur DAESH-in organizatë terroriste.
- Tolerancë zero kundër dhunës ekstreme-
Shtyllën më të rëndësishme të strategjisë së Turqisë me DAESH-in e përbën lufta e ndërmarrë në nivel kombëtarë e cila në kohët e fundit vazhdon në rritje kundrejt grupeve radikale që mbrojnë retorikën e dhunshme ekstremiste. Nëse mendohet se këto lloj grupesh ndihmojnë në përhapjen e retorikës radikale të DAESH-it, luajnë një rol lehtësues për rekrutimin e elementëve të rinj në organizatë dhe gjithashtu mundësojnë mbështetje logjistike për aktet në Turqi, atëherë kuptohet edhe më mirë rëndësia e kësaj lufte në këtë fushë. Qëllimi i Turqisë këtu është të eliminojë kapacitetin e akteve në Turqi dhe të pengojë përhapjen e retorikës radikale ekstremiste. Rruga për të arritur këtë është përcaktimi dhe eliminimi i shtëpive qelizë të anëtarëve të organizatës.
Qytetet në të cilat forcat e sigurisë kanë përqendruar më së shumti operacionet, janë qytetet Kilis dhe Gaziantep të cilat janë fqinjë me hapësirën në veri të Halepit që ndodhet nën kontrollin e DAESH-it, ku dhe për shkak të afërsisë gjeografike të këtyre dy rajoneve bëjnë që të jenë vendet ku organizata ka fituar më shumë aftësi operacionale në Turqi. Këto pengesa strukturore të cilat bëjnë të pamundur kontrollimin 100 përqind të kufirit Turqi-Siri, ndikojnë duke lehtësuar kalimin dhe aktivitetet ilegale të anëtarëve të DAESH-it në afërsi të këtyre zonave. Përkundër kësaj operacionet e shumta të ndërmarra nga forcat e sigurisë në qytetet Kilis dhe Gaziantep tregojnë vetëdijen për kërcënimet e DAESH-it në këto qytete. Gjithashtu edhe arrestimet intensive në këto rajone vënë në pah se kërcënimet janë bërë konkrete, dhe në të njëjtën kohë tërheqin vëmendjen për fuqinë parandaluese të Turqisë ndaj kësaj.
Ndërsa Stamboll është qyteti i tretë ku janë kryer më së shumti operacione pasi madhësia e qytetit i ofron organizatës më shumë mundësi që të organizojë sulme. Gjithashtu edhe nga struktura historike e Stambollit që tërheq shumë turistë të huaj siç vërehet në sulmet kamikaze të ndërmarra nga DAESH-i më 12 janar 2016 në Sultanahmet dhe me 19 mars në İstiklal - e vendos këtë qytet në objektiv për të kryer sulme kryesisht ndaj të huajve dhe qytetarëve europianë. Intensiteti i operacioneve në këtë qytet tregon gjithashtu vetëdijen e kërcënimit në këtë qytet. Si rezultat i këtyre operacioneve deri më sot janë arrestuar mbi 500 simpatizantë të DAESH, dhe vetëm në vitin 2016 janë ndaluar 863 të dyshuar, nga të cilët 199 prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në burg.
- Masat përtej kufirit dhe pozicioni i Turqisë në koalicionin anti-DAESH-
Nivelin e dytë të luftës kundër DAESH-it, Turqia i zhvillon me aktivitetet kundër objektivave të afërta me organizatën në Siri pranë kufirit me Turqinë dhe me trajnimet e kryera në territorin e Irakut. Masat që Turqia ka marrë të bazuara në parimin "kundërpërgjigje shumëfishtë" përtej kufirit kanë qenë me qëllime parandaluese. Ndërsa pjesëmarrja aktive që nga shkurti 2015 në koalicionin ndërkombëtarë kundër DAESH-it të Turqisë tregon se ajo përfaqëson strategjinë "zmbrapsje dhe eliminim" (degrade and destroy) të organizatës. Hapja e bazës ushtarake Incirlik më 24 korrik 2015 e cila ka një pozicion strategjik për shkak të afërsisë me rajonin e konfliktit duke e vënë në përdorim të mjeteve të koalicionit për përdorimin e mjeteve me pilot dhe pa pilot jashtë qëllimeve të luftës, ka patur një ndikim përshpejtues për humbjet e DAESH-it në kohët e fundit. Turqia u përfshi zyrtarisht si një anëtare e koalicionit ndërkombëtarë më 24 gusht 2015 dhe më 28 gusht ajo ka kryer ofensivën e parë të përbashkët. Gjithashtu si shtesë bashkë me SHBA-në në kuadër të programit trajno-pajis në Siri ka trajnuar opozitarët e moderuar për të luftuar kundër DAESH-it.
DAESH-i në periudha të ndryshme duke u afruar pranë rajoneve të postave turke në kufi të Sirisë ka hapur zjarr ndaj ushtarëve si dhe kanë rrëmbyer dy ushtarë, duke i shtuar kësaj edhe provokimet e rregullta në të njëjtën zonë nga organizata. Me hyrjen e vitit të ri DAESH-i ka ndryshuar stilin e sulmeve të kryera ndaj Turqisë nga territori i Sirisë. Organizata për herë të parë më 18 janar 2016 ka sulmuar me raketat Katjusha në qytetin Kilis. NË vazhdimësi DAESH-i me sulme të njëjta ka patur vazhdimisht në objektiv Turqinë, ku deri më sot në qytetin Kilis janë hedhur mbi 50 raketa, predha të cilat kanë shkaktuar humbjen e jetëve të 21 personave. Shfaqja e këtij intensiteti në sulmet me raketa, ka bërë të domosdoshme rritjen e masave që Turqia ka marrë në jug të vendit. Në kuadër të kësaj kanë vazhduar sulmet me artileri (Obus) kundër pozicioneve të organizatës të cilat janë mbështetur edhe me vendosjen në kufi të sistemeve multi raketa hedhëse T-122. Gjithashtu me SHBA-në u arrit marrëveshje për vendosjen në linjën kufitare të sistemit raketor artilerik me mobilitet të lartë (HIMARS) i cili ka një rreze prej 90 km. Ndër të tjera Turqia ka rritur edhe intensitetin e mjeteve ajrore pa pilot dhe të avionëve zbulues në kufi me Sirinë, ku në kuadër të kësaj në pikat kufitare vazhdon kontrollin 7/24 orë. Krahas kësaj edhe avionët e koalicionit kanë kryer fluturime zbuluese, vëzhguese dhe informative deri në 20-40 km brenda Sirisë të cilat kanë mundësuar goditjen e elementëve të DAESH në burim.
Ndërsa në Irak me qëllim luftën kundër DAESH-it Turqia jep ndihma të pajisjeve ushtarake dhe trajnime ushtarake për milicët vullnetarë të grupeve lokale dhe ndaj Peshmergëve të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut. Ndaj kampit turk Bashika që përdoret për trajnim që ndodhet në rajonin Gedu të Irakut DAESH-i ka kryer 6 herë sulme. Është vërejtur se në shumicën e rasteve janë përdorur raketat katjusha, si dhe raketat anti-tank të përdorura në sulmin e fundit ku u godit tanku turk, ku në rajon ka ngritur nivelin e rrezikut në një fazë më të lartë. Turqia ndaj këtyre sulmeve me njësitë e blinduara jep "kundërpërgjigje të shumëfishtë" dhe bashkë me forcat lokale kryen operacione në pikat strategjike përreth Mosulit. Si rezultat i këtyre masave që nga maji 2016 janë neutralizuar 1. 172 anëtarë të organizatës nga të cilët 807 në Siri dhe 365 në Irak.
- Lufta me luftëtarët e huaj terroristë dhe siguria e kufirit-
Lufta Turqisë me luftëtarët e huaj terroristë bazohet në një prej katër fazave të masave të ndërmarra, ku e para është parandalimi në vendin e burimit që gjithashtu është një prej masave që duhet të marrin sistemet e ndjekjes ligjore në vendet dalëse. E dyta është deportimi i të dyshuarave të përcaktuar nga Njësitë e Analizës së Rrezikut i vënë në zbatim nga Turqia në kuadër të (listës no-entry e cila ndalon hyrjen në vend), listë të cilën Turqia e ka krijuar me partnerët ndërkombëtarë. E treta është ndjekja dhe ndalimi i terroristëve që kanë hyrë në një mënyrë në Turqi me anë të operacioneve policore të kryera brenda vendit. Ndërsa e katërta dhe e fundit duke përforcuar sigurinë e kufirit, faza e kapjes në frontin kufitar të terroristëve të cilët përpiqen të kalojnë në Siri dhe nga Siria në Turqi.
- Vendet e origjinës nuk bëjnë detyrën-
Për shkak se vendet përgjegjëse nuk ka treguar dëshirën për parandalimin në vendet e origjinës që është e dhe faza e parë shpeshherë këto kanë shkaktuar probleme serioze. Këtu krahasohen dy ngjarje ku pavarësisht se Turqia ka kryer procedurat për rikthimin e personave të përcaktuar si luftëtarë të huaj terroristë, vendet e origjinës nuk e kanë treguar një dëshirë të tillë, ku njëra prej ngjarjeve është e lidhur me dy të rinjë muslimanë qytetarë suedezë të cilët ishin nisur nga Stockholmi drejt Turqisë për të mbërritur në Siri. Pasi autoritetet suedeze përcollën informacionet për dy personat në fjalë i kërkuan Turqisë ndalimin e tyre, pas së cilës ata u ndaluan në aeroportin e Stambollit dhe pas procedurave u rikthyen në Suedi. Por po të njëjtët persona pas 8 ditësh tentuan të hynin në Turqi me gomone nga ishulli Kos i Greqisë dhe të cilët sërisht u ndaluan nga forcat e sigurisë. Për arsyen se raste të tilla janë përsëritur me qindra herë njëra pas tjetrës kjo gjë ka krijuar një zhgënjim dhe një reagim të palës turke për palët përballë që janë vendet e origjinës.
Ndërsa ngjarja e dytë është në lidhje me İbrahim El-Bekrewî, njëri prej autorëve të sulmeve me bombë në aeroportin Zaventem në Bruksel dhe në stacionin e metrosë Maalbeek. Në hetimet e kryera menjëherë pas sulmeve në Bruksel u zbulua se El-Bekrewî më 11 qershor 2015 kishte hyrë në Turqi dhe me 14 qershor ishte pikasur në një kontroll rutinë nga forcat e policisë në qytetin Gaziantep dhe se më 14 korrik 2015 ai ishte dërguar në Holandë nga aeroporti Atatürk të Stambollit. El-Bekrewî ishte deportuar "me dyshimin e përcaktimit si luftëtar i huaj terrorist" i cili ishte shoqëruar edhe me një notë nga autoritetet turke për autoritetet edhe të Holandës edhe të Belgjikës. Pas deportimit të El-Bekrewî në korrik të 2015-ës, ai sërish tentoi të hynte në Turqi nëpërmjet aeroportit të Antalyas më 11 gusht 2015 ku dhe me 25 gusht u deportua përsëri.
Në të dy ngjarjet personat me potencial për të qenë luftëtarë të huaj terroristë janë përcaktuar me zotësinë e autoriteteve të sigurisë së Turqisë dhe janë dërguar në vendet e tyre, por mekanizmat e sigurisë të atyre vendeve kanë mbetur të pamjaftueshme për të analizuar drejtë kërcënimin që përbëjnë këto persona. Si rezultat paraqitet një tablo se këto vende të origjinës në lidhje me masat për këto persona në luftën kundër luftëtarëve të huaj terroristë i kanë ngarkuar të gjithë barrën Turqisë. Rasti luftës kundër luftëtarëve të huaj terroristë është një rast që tejkalon kapacitetin e Turqisë, por shkakton arritjen e një rezultati në një masë të kufizuar.
- Aktorët jo-shtetërorë dhe luftë asimetrike-
Kërcënimet që burojnë nga DAESH-i kundrejt sigurisë kombëtare me rreziqet që organizata përbën kundrejt Turqisë nga Siria shkaktohen se luftëtarët e huaj terroristë në kalimet e tyre në Siri e vërejnë Turqinë si vend objektiv i kalimeve të tyre. Ndërsa rrëmbimet e njerëzve, sulmet dhe provokimet ndaj stacioneve policore, kalimin e armëve dhe të municioneve nga kufiri si dhe aktivitetet e tjera ekonomike ilegale janë kërcënimet kryesore të DAESH-it për Turqinë. Ndërsa pengesa më e madhe e Turqisë për vendosjen e sigurisë së kufirit të Sirisë është gjatësia prej 911 km që ndan me këtë vend. Edhe pse DAESH-i ka nën kontroll afërsisht pjesë prej 100 km të këtij kufiri, një pjesë të madhe të kufirit të mbetur janë nën përdorimin e YPG/PKK të cilat kryejnë akte terroriste kundër Turqisë. Për këtë arsye Turqia në të njëjtën kohë është e detyruar të mbrojë kufirin jugorë kundër dy aktorëve jo-shtetëror të cilat janë armiq. Krahas kësaj një tjetër problem themelor i Turqisë është se mekanizmi i sigurisë së kufirit të formuar kundër aktiviteteve të kontrabandës në kohët e fundit përballet me aktivitetet asimetrike dhe të sofistikuara të organizatave terroriste të cilat bëhet fjalë më sipër.
Nëse shikohen sulmet dhe aktivitetet ilegale të DAESH-it në vijën kufitare vërehet se shumica e këtyre realizohen në Kilis i cili ndiqet nga qyteti Gaziantep. Turqia e cila përballet me këto kërcënime ka rritur personelin në kufi me Sirinë, ka vendosur intensivisht një teknologji me vlerë 300 milionë TL si dhe ka vënë në zbatim sistemin e Sigurisë Fizike Kufitare që ofron kursimin e personelit. Gjithashtu në këtë projekt në vazhdim ka marrë masa si vendosjen e murit të betonit në kufi, vendosjen e telave, mjeteve pa pilot që fluturojnë për vëzhgim, vendosja e sistemit të ndriçimit, ndërtimi i rrugës së patrullimit dhe hapjen e hendeqeve. Si rezultat i masave të marra në vitin 2016 në kufirin e Sirisë janë ndaluar 388 anëtarë terroristë të DAESH-it dhe 82 anëtarë të YPG/PKK. Ndër të tjera si rezultat e masave të marra janë shënuar rënie serioze në numrin e personave që tentonin të kryenin kalime ilegale nga kufiri. Tashmë numri i personave që Turqia ka vendosur ndalimin e hyrjes ka tejkaluar 38 mijë.
- Pengimi i financimit të DAESH-
Një prej fazave më të rëndësishme të luftës kundër DAESH-it është ndërprerja e burimeve financiare. Sipas raportit të përgatitur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, organizata terroriste DAESH radhitet në krye të organizatave terroriste më të pasura të botës. Ndërsa sipas raportit "Financuesi i Organizatës Terroriste DAESH" të përgatitur nën kryesimin e SHBA-së dhe Turqisë, ndodhen 5 burime të cilat përbëjnë pasurinë e organizatës. Këto burime janë çdo pasuri që sjell të ardhura ekonomike kryesisht si nafta dhe gazi që përvetësojnë në territoret që marrin nën kontroll, vlerat që marrin në shkëmbim të personave të rrëmbyer, ndihmat dhe donacionet që përfitohen nga institucionet jofitimprurëse, transfertat e parave që realizohen me përdorimin e rrjeteve të komunikimit global, dhe paratë që përfitohen me dorën e luftëtarëve të huaj terroristë.
Përkundër kësaj Turqia zbaton masa të ndryshme në çështjet për mos artikulimin e DAESH-it në sistemin bankar, dhe parandalimin e çdo kontrabande e të transferimit të parave e cila kryhet me anë të luftëtarëve të huaj terroristë dhe të personave të lidhur me organizatën. Turqia në shkurt të 2013 vendosi në fuqi ligjin 6415 në lidhje me parandalimin e financimit të terrorizmit. Krahas kësaj Turqia kundër kontrabandës ka vënë në zbatim sanksione dhe dënime të ashpra, si dhe ka forcuar kontrollet kufitare. Si rezultat i kësaj lufte vlerësohet se DAESH-i ka pësuar një humbje mes 1 - 3 milionë dollarë e cila është e barazvlefshme me një humbje 10 deri në 30 mijë fuçi naftë në ditë. Forcat e Armatosura Turke në 5 vite kanë sekuestruar në kufi 5.5 milionë litra naftë ilegale, 4 ton drogë, etj, si dhe ka deklaruar se që nga viti 2014 ka përcaktuar dhe shkatërruar 387 km të tubacioneve rafinerike dhe ka konfiskuar 773 mijë litra naftë. Ndërsa në luftën kundër transferimit të parave nga luftëtarët e huaj terroristë Turqia bashkë me vendet e tjera është përqendruar kryesisht në shkëmbimin e informatave, ku Bordi për Hetimin e Krimeve Financiare (MASAK) i cili punon për këto çështje me qëllim parandalimin e transferimit të parave për organizatat terroriste ka kryer shkëmbime të informacioneve me njësitë financiare të disa vendeve të caktuara si dhe ka rritur bashkëpunimin me EGMONT i cili parashikon bashkëpunimin. Në vitet e fundit janë sekuestruar asetet e 247 personave dhe të 74 institucioneve të lidhura me DAESH-in dhe Al-Kaidën.
- Kusht, shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës-
Po të shqyrtohet si një e tërë që nga viti 2013 e deri tani vërehet se Turqia në luftën kundër DAESH-it ka vendosur një ndikimin të rëndësishëm për pakësimin e aktiviteteve të organizatës. Turqia në luftën kundër dhunës ekstremiste dhe për të vënë në zbatim në mënyrë efektive politikat globale dhe kombëtare ka gjëra që duhet të bëjë edhe në mënyrë të veçantë për të eliminuar tërësisht kërcënimin e DAESH-it kundër saj. Për arsyen se transformimi i arkitekturës së sigurisë kufitare të Turqisë do të marrë kohë dhe për arsyen se ndodhet në një pozicion të vështirë për tu mbrojtur forcon luftën kundër DAESH-it. Krahas kësaj lufta e Turqisë me DAESH-in në masë rajonale është një prej aktorëve më kryesorë. Për këtë arsye ka një rëndësi jetësore që në luftën kundër DAESH-it strategjitë afatshkurtra dhe afatgjata të kryhen në mënyrë të përbashkët nga të gjithë aktorët. Gjithashtu në këtë çështje është një domosdoshmëri rritja e shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës strategjike të vendeve europiane me Turqinë. Vetëm në këtë mënyrë do të realizohet 100 përqind lufta e Turqisë kundër DAESH-it brenda vendit, në kufij dhe jashtë vendit.
news_share_descriptionsubscription_contact
