Analizë

Standardi i dyfishtë i UEFA-s

Është shumë e qartë që në këtë vendim të UEFA-s ka ndikuar fushata në politikën e Evropës kundër operacionit "Burimi i Paqes" që zhvillohet në përputhje me të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje të konfirmuar në ligjin ndërkombëtar

Hilmi Sever   | 16.10.2019
Standardi i dyfishtë i UEFA-s

Stamboll

HİLMİ SEVER

Fillimi i hetimit disiplinor nga Unioni i Federatës së Futbollit të Evropës (UEFA) me arsyetimin se mund të përmbajë provokim politik përshëndetja ushtarake e futbollistëve turq gjatë ndeshjeve të ekipit turk me Shqipërinë dhe Francën paraqet standardin e dyfishtë të qendrës vendimmarrëse të futbollit evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Hetimi i nisur nga institucioni ombrellë i futbollit evropian UEFA lidhur me veprimin e ekipit kombëtar turk për të festuar në golin e shënuar tërheq vëmendjen me përmbajtjen "politike". Përballë pretendimeve të ngjashme për hetim pas ndeshjes me Shqipërinë, drejtori për komunikime në UEFA, Philip Townsend, në përgjigjen e tij ndaj pyetjes me shkrim të AA-së lidhur me çështjen ishte përgjigjur se "UEFA nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me ndeshjen e luajtur". Por, çfarë ndodhi që po e njëjta UEFA këtë herë pas ndeshjes me Francën vendosi fillimin e hetimit përballë të njëjtit veprim festimi?.

Është shumë e qartë që në këtë vendim të UEFA-s ka ndikuar fushata në politikën e Evropës kundër operacionit "Burimi i Paqes" që zhvillohet në përputhje me të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje të konfirmuar në ligjin ndërkombëtar, në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) si dhe nën të drejtën e vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së.

Vetëm pak para se UEFA të njoftonte vendimin e saj për fillimin e hetimit, ka tërhequr vëmendjen se ministrja franceze e Sportit, Roxana Maracineanu në një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetin social i bëri thirrje UEFA-s dhe pretendoi se futbollistët e kombëtares turke kanë vepruar në kundështim me frymën e sportit me përshëndetjen ushtarake që bënë në përshëndetje të ushtarëve në operacionin "Burimi i Paqes" pas golit të shënuar nga Kaan Ayhan në ndeshjen e luajtur në grupin H me Francën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian në futboll "EURO 2020".

Bashkë me këtë UEFA-n e ka shtyrë që të hapë hetim edhe presioni poliitk i bërë nëpërmjet pubikimeve nxitëse kryesisht në mediat evropiane lidhur me përshëndetjen ushtarake të bërë nga futbollistët e kombëtares turke.

Në njoftimin e cilësuar si skandal UEFA ka theksuar se hetimi është hapur për shkak të përshëndetjes ushtarake të ndeshjeve të Turqisë me Shqipërinë dhe Francën, por po i njëjti institucion dy ditë para ndeshjes me Francën tha se nuk kishin ndonjë koment duke theksuar se nuk është hapur ndonjë hetim për ndeshjen me Shqipërinë.

Shumë yje të futbollit nga ekipet në ligën e Spanjës, Premier Ligën e Britanisë dhe Bundesligën gjermane të cilat janë ligat më të rëndësishme në Evropë kanë bërë më parë përshëndetje ushtarake duke festuar golat e shënuar.

Madje, këto mënyra festimi janë transmetuar për minuta të tëra nga institucionet publikuese të atyre vendeve ndërsa gazetat i kanë ndarë një vend të gjerë dhe me fotografi në faqet e tyre.

Përballë këtyre festimeve në shtypin evropian nuk është shkaktuar asnjë debat, ndërkohë që festimet e golave të futbollistëve të kombëtares turke në ndeshjen me Shqipërinë dhe Francën janë censuruar nga regjia franceze dhe nuk janë transmetuar në ekranet televizive.

Festimi i golit të futbollistëve të kombëtares turke është vlerësuar me dyshimin e një provokimi të "mundshëm" nga UEFA e cila njoftoi se kishte ngarkuar një inspektor nga Bordi i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s me qëllim për të menaxhuar hetimin. Po ashtu në deklaratën nga UEFA tërheq vëmendjen edhe fjala "i mundshëm".

- Përshëndetja ushtarake e lejuar për Griezmann

Edhe futbollisti Antoine Griezmann në Francë, ka festuar me përshëndetjen ushtarake të futbollistëve turq për golin e tij në finalen e Kupës së Botës e cila është një nga organizimet më të rëndësishme të futbollit botëror.

Përshëndetja ushtarake e Griezmann e bërë përballë presidentit francez Emmanuel Macron në ceremoninë e kupës të zhvilluar me pjesëmarrjen edhe të presidentit rus Vladimir Putin dhe shumë krerëve të tjerë shtetërorë, nuk u vlerësua si një mesazh apo ndonjë provokim politik.

Griezmann ka bërë këtë përshëndetje edhe një herë tjetër përballë Macronit në ceremoninë e kampionatit të zhvilluar në rezidencën Elysee. Madje, këto nga shtypi evropian u komentuan si një gjest i dashur i bërë ndaj një presidenti shteti.

Po ashtu gjatë ndeshjes mes Gjermanisë dhe Koresë së Jugut në Grupin F të Kupës së Botës në qytetin Kazan të Rusisë edhe futbollisti koreanojugor Hong Chul bëri përshëndetjen ushtarake gjatë intonimit të himnit kombëtar të vendit të tij.

Edhe Ronaldo, Marcelo, Manxhukiç, Adebayor...

Përshëndetjet ushtarake në futboll nuk janë të kufizuara vetëm me futbollistët turq apo me Griezmann.

Portugezi Cristiano Ronaldo, i cili ka marrë shumë herë titullin futbollisti më i mirë në botë ka festuar bashkë me shokun e tij brazilianin Marcelo me përshëndetjen ushtarake në festimin e golit kur luante për Real Madridin.

Po ashtu edhe futbollisti kroat Manxhukiç kur luante me ekipin gjerman Bayern Mynih ka festuar golin me përshëndetje ushtarake.

Thierry Henry bashkë me shokun e skuadrës Samuel Eto kanë bërë përshëndetjen ushtarake gjatë ndeshjes mes Bayern Mynihut dhe Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve UEFA.

Emmanuel Adebayor një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit afrikan është po ashtu në mesin e futbollistëve i cili ka bërë përshëndetjen ushtarake gjatë një kohe kur vendi i tij ndodhej në një periudhë të trazuar me Togon. Adebayor në periudhën kur luante për Tottenham ka bërë përshëndetjen ushtarake duke festuar golin e shënuar ndaj Manchester United.

Në stadium, paçavuret copat që simbolizojnë organizatën terroriste PKK

Standardi i dyfishtë i UEFA-s nuk është i kufizuar vetëm me përshëndetjen ushtarake të futbollistëve turq.

UEFA ka qëndruar e heshtur kur një person hyri në fushë dhe hapi posterin e kreut të organizatës terroriste PKK Abdullah Öcalan gjatë ndeshjes që luhej mes ekipit turk Galatasaray në fushën kundërshtare me ekipin suedez Östersunds.

Edhe në ndeshjen e luajtur tre vite më parë mes ekipit turk Osmanlıspor në fushë kundërshtare me ekipin Cyrih të Zvicrës u hapën në tribunë paçavuret, copat që simbolizojnë organizatën terroriste PKK dhe posterë të kreut të organizatës terroriste PKK Abdullah Öcalan. Punonjësit e sigurisë në stadium mbetën të heshtur ndaj këtij veprimi të turpshëm.

Këto turpe në fushat e futbollit u anashkaluan me paralajmërime dhe gjoba të vogla monetare.

Po ashtu rikujtohet se në shumë ndeshje të luajtura të ekipeve turke në kupat e Evropës, përkrahësit e organizatës terroriste janë futur në fushë duke shkaktuar edhe ndërprerjen e ndeshjes.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın