Burcu Arik
15 nëntor 2016•Përditësim: 15 nëntor 2016
MARDIN (AA) - Më shumë se 70 të dyshuar janë arrestuar në lidhje me vrasjen e një guvernatori të qarkut në provincën Mardin të Turqisë juglindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Muhammet Fatih Safiturk ndërroi jetë në spital më 11 nëntor pas një sulmi me bombë të kryer nga organizata terroriste PKK në zyrën e tij në Derik.
Guvernatori i Mardinit, Mustafa Yaman u tha gazetarëve se 71 persona, përfshirë 28 zyrtarë publikë janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje lidhur me sulmin.
Sipas tij, punonjës komunalë kanë qenë të përfshirë në detonimin e qëllimshëm të një pajisjeje të improvizuar e cila u dërgua në zyrën e Safiturkut përmes një korrieri.
“Të gjithë të dyshuarit për rastin në fjalë janë arrestuar”, tha Yaman.