Turgut Alp Boyraz
15 Nëntor 2016•Përditësim: 16 Nëntor 2016
JERUSALEM (AA) - Njoftohet se Eitan Naeh është emëruar në detyrën e ambasadorit të Izraelit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Emmanueal Nahson, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se Eitan Naeh është emëruar si ambasador i vendit në Ankara.
Pas krizës së "Mavi Marmara" e cila ndodhi në vitin 2010 mes Turqisë dhe Izraelit, për normalizimin e marrëdhënieve në fund të muajit korrik ishte nënshkruar marrëveshje.
I ngarkuari diplomatik i Izraelit në Ankara, Amira Oron, në një deklaratë për gazetarin e AA-së në muajin gusht kishte theksuar se "Jemi në fillim të normalizimit. Kur marrëdhëniet tona të kalojnë në nivelin e ambasadorëve, besoj se aktivitetet mes dy vendeve do të rriten edhe më shumë."