Hüseyin Kanber
30 Korrik 2017•Përditësim: 31 Korrik 2017
ANTALIA (AA) - Në Çarshinë e Festivalit në bulevardin Aspendos të Antalisë ka shpërthyer një zjarrë për arsye ende të panjohura, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të para theksohet se zjarri ka shpërthyer në një lokal, që ndodhet në afërsi të një fushe të depos së autobusëve të Komunës Metropolitane të Antalisë, ndërsa më pas ka kapluar edhe disa lokale tjera në afërsi.
Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar 17 automjete të zjarrfikësve dhe 70 zjarrfikës të Komunës Metropolitane të Antalisë.