İlkay Guder
11 Shtator 2016•Përditësim: 12 Shtator 2016
ANKARA (AA) - "Jemi të vendosur të shpëtojmë Turqinë nga belaja e organizatës terroriste PKK dhe këtë do ta bëjmë në bashkëpunim me vëllezërit tanë në atë rajon. Ashtu sikurse FETÖ edhe PKK nuk mund të qëndrojë përballë fuqisë së shtetit dhe vendosmërisë së popullit tonë. E njëjta e ardhme e pret edhe krahun e PKK në Siri PYD-YPG. Është një borxh ndaj popullit tonë të zhdukim DAESH-in nga Siria dhe ta bëjmë të pamundur të jetë aktiv në vendin tonë. 'Mburoja e Eufratit' është hapi i parë në këtë drejtim", u shpreh ndër të tjera Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.