Turqia

Zgjedhjet në Turqi: Në Manisa vendvotimi mbyllet pas 32 minutash

Në vendbanimin i cili ka 48 banorë, obligimin qytetar e kryen 29 votues, ku më pas u janë rikthyer punëve të përditshme

Nurullah Kalay  | 24.06.2018 - Përdıtësım : 24.06.2018
Zgjedhjet në Turqi: Në Manisa vendvotimi mbyllet pas 32 minutash Foto: Nurullah Kalay/AA

Manisa

MANISA (AA) - Pas vetëm 32 minutash nga hapja, në vendbanimin Bozkoy, në provincën turke Manisa, është mbyllur vendvotimi nga shkaku se të gjithë banorët votuan në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare që po mbahen sot në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendbanimin i cili ka 48 banorë, obligimin qytetar e kryen 29 votues.

Vendvotimi u hap në orën tetë sipas kohës lokale, dhe i njëjti u mbyll 32 minuta më vonë. Qytetarët e angazhuar në bujqësi, që në mëngjes kryen obligimin e tyre qytetar, duke ju rikthyer punëve të përditshme.

Qytetari më i vjetër është 86 vjeçari Ihsan Bas, ish-kryeplaku i fshatit, ndërsa më i riu me të drejtë vote është 18 vjeçari Omer Donmez.

Kryeplaku i tanishëm i Bozkoyit, Irfan Gonder, tha se ky vendbanim më parë ka pasur 65 votues, por numri u zvogëlua për shkak të zhvendosjes së popullsisë.

Ai shpjegoi se fshati ka 35 votues të regjistruar, por gjashtë prej tyre ndodhen për trajtim në spitale jashtë fshatit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.