Burak Karacaoğlu,Adham Kako
14 tetor 2017•Përditësim: 14 tetor 2017
IDLIB (AA) – Vazhdon dislokimi ushtarak i Forcave të Armatosura Turke (TSK) me qëllim të formimit të pikave vëzhguese në zonën e deeskalimit në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një autokolonë me mjete të TSK-së mbrëmë u nis nga qyteza Reyhanli në provincën Hatay në jug të Turqisë dhe hynë në territorin e Sirisë, duke arritur në zonën e deeskalimit të zonës rurale në Halep.
Pritet që dislokimi që filloi ditë më parë të vazhdojë me intervale të ndryshme.
Njësitet e TSK-së në fazën e parë po vendosen në afërsi të qarkut Afrin, i cili ndodhet në kufirin midis Sirisë me Turqisë dhe është nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/PYD.
Dërgimi i forcave turke, që realizohet në kuadër të marrëveshjes së arritur në Astana të Kazakistanit me dy shtetet e tjera garantuese të armëpushimit në Siri, Rusinë dhe Iranin, do të vazhdojë në linjën kufitare Idlib-Afrin.
Në periudhën në vijim, vendosja e trupave turke do të realizohet gradualisht nga veriu në drejtim të jugut, ndërsa pritet të formojnë mbi dhjetë pika të vëzhgimit.
Njësitë e TSK-së, të cilat janë pjesë e Forcës së Kontrollit për Deeskalim të përbërë nga njësitë e forcave të armatosura të shteteve garantuese, do të vendosen në kuadër të marrëveshjeve të arritura në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, për arritjen e paqes në Siri.
Në këtë drejtim, Turqia do të formojë pika kontrolli në zonat e brendshme të Idlibit, ndërsa forcat ruse në pjesët e jashtme.
Gjithashtu, misioni i forcave turke në Idlib që synon krijimin e pikave të vëzghimit për monitorimin e armëpushimit në zonën e deeskalimit, bëhet në koordinim me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS).