Mümin Altaş
24 Tetor 2019•Përditësim: 24 Tetor 2019
Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay ka deklaruar se Turqia është ngritur në vendin e 33-të në mesin e 190 vendeve në Indeksin e Bankës Botërore për lehtësi të bërjes së biznesit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Oktay në një deklaratë me shkrim tha se pas sukseseve të arritura njëra pas tjetrës në tryezë dhe terren në kuadër të operacionit "Burimi i Pasqes", Turqia sot ka shënuar arritje të rëndësishme edhe në fushën e ekonomisë.
Ai tha se politikat ekonomike gjithëpërshirëse dhe të orientuara në objektiv që janë zbatuar nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan kanë dhënë frytet e tyre edhe pavarësisht përpjekjeve për manipulime dhe sulmeve ekonomike, potencialit që ka ekonomia turke i është shtuar edhe një risi e re në arenën ndërkombëtare.
Oktay shpalosi raportin e Bankës Botërore për Indeksin e lehtësisë së bërjes së biznesit (Doing Business) i cili shqyrton situatën e investimeve në 190 vende.
"Në kuadër të pritshmërive tona, Turqia në mesin e 190 vendeve në Indeksin e lehtësisë së bërjes së biznesit të Bankës Botërore nga vendi i 43-të është ngritur në vendin e 33-të. Ndërsa gjithsej nga vendi i 60-të ku ndodheshim dy vite më parë kemi treguar një përmirësim për 27 vende. Progresi me 27 shkallë që Turqia ka treguar në dy vitet e fundit është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv në një periudhë ku luftërat globale tregtare formësojnë rendin e ditës dhe ku ka një konkurrencë të madhe për tërheqjen e invesitmeve të drejtëpërdrejta nga vendet e zhvilluara dhe nga vendet që janë në zhvillim", tha Oktay.
Sipas tij, me këtë progres në renditjen e Doing Business, Turqia ka arritur në vendin e 11-të në mesin e vendeve të G20. "Dëshiroj të nënvizoj se renditja jonë në pozicionin e vendit të 33-të nuk është aspak e mjaftueshme. Synojmë të renditemi në vendet më të larta, kryesisht në 20 të parat. Nën udhëheqjen e presidentit tonë do të vazhdojmë pandërprerë punimet tona që investitorët vendas dhe të huaj të bëjnë investime të drejtpërdrejta dhe të sigurojmë që ‘bizneset e mëdha dhe të vogla‘ të bëjnë më lehtë biznes", tha zv/presidenti Oktay.
"Uroj që ky rezultat të jetë i dobishëm për vendin tonë dhe investitorët tanë. Shpresoj të arrijmë më shumë sukses në diplomaci, siguri dhe në të gjitha fushat së bashku në unitet dhe solidaritet", tha Oktay i cili shprehu falënderime për institucionet përkatëse që kanë kontribuar dhe kryesisht ndaj ish-kryeministrit Recep Akdağ i cili ka kontribute të rëndësishme në institucionalizimin e punimeve për Indeksin e lehtësisë të të bërit biznes.