Turqia

"SHBA të vendos, do të mbetet aleat i Turqisë ose do të ndihmojë terroristët"

"SHBA duhet të përcaktohet nëse dëshiron të mbetet aleat i Tuqisë ose të vë në pikëpyetje miqësinë tonë, ashtu që duke ecur dorë për dore me organizatat terroriste të na sjellin në një situatë të vështirë", tha Oktay

Zafer Fatih Beyaz  | 04.04.2019 - Përdıtësım : 04.04.2019
"SHBA të vendos, do të mbetet aleat i Turqisë ose do të ndihmojë terroristët"

Ankara

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay ka reaguar ndaj deklartatës së zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Mike Pence rreth vendimit të Turqisë për të blerë sistemin kundërajror rus S-400, transmeton Anadolu Agency (AA).

Oktay përmes Twitter-it reagoi ndaj komentit të zëvendëspresidentit të SHBA-së, Pence.

"Turqia duhet të përcaktohet, nëse dëshiron të mbetet partner kritik i Aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e botës apo dëshiron të vë në pikëpyetje këtë partneritet përmes vendimeve të pamenduara për të rrënuar aleancën tonë", tha Pence në Washington.

Oktay në reagimin e tij ndaj Pence shkroi këtë mesazh:

"SHBA duhet të përcaktohet nëse dëshiron të mbetet aleat i Tuqisë ose të vë në pikëpyetje miqësinë tonë, ashtu që duke ecur dorë për dore me organizatat terroriste të na sjellin në një situatë të vështirë", ka thënë Oktay.

Turqia që nga viti 2011 ka intensifikuar forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore për shkak të kërcënimit të sigurisë në rajon.

Pas dështimit të negociatave për blerjen e sistemit kundërajror amerikan Patriot, Turqia në vitin 2017 vendosi të blejë nga Rusia sistemin e sofistikuar ajror S-400. Ky hap i Ankarasë shkaktoi kundërshtimin e Washingtonit.

Disa zyrtarë dhe analistë ushtarakë amerikanë, kërkojnë që SHBA të mos i dorëzojnë Turiqsë avionët F-35 nëse Turqia merr sistemin rus S-400. Ata pretendojnë se në këtë mënyrë rusët do të mund të marrin parametrat kyçe të bombarduesve amerikanë.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka thënë se blerja e sistemit mbrojtës rus S-400 për Turqinë nuk është çështje e përzgjedhjes, por masë e nevojshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın