Tuba Şahin
29 Janar 2020•Përditësim: 30 Janar 2020
Ekipi shkencor turk do të niset për në Ekspeditën e Katërt Kombëtare Shkencore në Antarktidë nga Stambolli më 9 shkurt, njoftoi ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Shkencëtarët, të cilët do të kryejnë 15 projekte në fusha të ndryshme, si shkencat e tokës dhe ato detare, biologjia, kimia, hapësira ajrore dhe shkencat shoqërore, do të jenë pjesë e udhëtimit", tha Varank në një program në Sakarya.
Ekspedita do të realizohet me Institutin Kërkimor Polar pranë Këshillit të Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik (TUBITAK) të Turqisë, deklaroi ai.
Antarktida, kontinenti më i ftohtë në tokë, ka shërbyer si zonë kërkimore shkencore që nga nënshkrimi i traktatit të vitit 1959.