Turqia

Turqia neutralizon disa terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Terroristët hapën zjarr në zonën e operacionit Burimi i Paqes, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë

Burak Bir  | 26.10.2020 - Përdıtësım : 26.10.2020
Turqia neutralizon disa terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Ankara

Të paktën tre terroristë të YPG/PKK-së u neutralizuan nga forcat turke të sigurisë në veri të Sirisë, njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Tre terroristë të PKK/YPG, të cilët hapën zjarr ngacmues në rajonin e operacionit Burimi i Paqes, me qëllim për të rrënuar paqen dhe sigurinë, u neutralizuan nga automjetet e blinduar mbështetëse", tha ministria në Twitter.

Një video gjatë operacionit u shpërnda gjithashtu në Twitter.

Autoritetet turke përdorin termin "të neutralizuar", që nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur disa operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin e qetë të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.