Handan Kazancı
10 shtator 2016•Përditësim: 10 shtator 2016
ANKARA (AA) – Turqia kë emëruar të shtunën shefin e saj të ri të policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm, Selami Altinok i cili postin e ushtroi gjatë vitit 2015 në kuadër të qeverisë së ish-kryeministrit Ahmet Davutoglu.
Ai mori detyrën e re të Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë pasi vendimi u shpall në Gazetën Zyrtare.
Para se të marrë detyrën e re, Altinok kishte shërbyer në detyrën e nënsekretarit në Ministrinë e Brendshme, ndërsa në periudhën 2013-2015 ushtroi detyrën e shefit të policisë së Stambollit.
Me vendimin e shpallur në Gazetën Zyrtare shkarkohen nga posti drejtorët në shtatë qytete si dhe zhvendosen në zyrën qendrore katër drejtor aktual ose të mëparshëm, përfshirë Cemalettin Lekesiz , nga i cili Altinok mori postin.
Që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti më 15 korrik gjatë së cilës humbën jetën 240 persona dhe mbi 2.200 të tjerë u plagosën, mijëra njerëz janë pushuar ose pezulluar nga detyrat në institucionet qeveritare nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, përgjegjëse për tentativën për puç.