Zuhal Demirci
01 Nëntor 2017•Përditësim: 01 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Turqia dënon fuqishëm sulmin terrorist në qytetin New York të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ndjejmë pikëllim të thellë për sulmin e djeshëm terrorist në qytetin e New Yorkut, që shkaktoi vdekjen e 8 personave dhe plagosjen e më shumë se 10 të tjerëve. Dënojmë fuqishëm sulmin dhe shprehim ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë.
Kryetari i Komunës së New York-ut, Bill de Blasio në një konferencë për media pas incidentit, ka bërë të ditur se në sulm kanë humbur jetën 8 persona dhe se të paktën 12 të tjerë janë plagosur.