Turqia

Turqia do t'i rihapë shkollat më 21 shtator

Viti i ri shkollor do të fillojë në mbarë vendin më 31 gusht me klasa të mbajtura nga distanca

Ali Murat Alhas  | 12.08.2020 - Përdıtësım : 13.08.2020
Turqia do t'i rihapë shkollat më 21 shtator ( Özge Elif Kızıl - Anadolu Agency )

Ankara

Turqia do t'i rihapë shkollat më 21 shtator me masat e duhura kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha ministri i Arsimit i vendit, Ziya Selçuk, raporton Anadolu Agency (AA).

Selçuk tha në një konferencë për shtyp se nxënësit do të kthehen në shkolla gradualisht dhe në faza.

Viti i ri shkollor do të fillojë në mbarë vendin më 31 gusht me klasa të mbajtura nga distanca.

Ndërkaq, shkollat private mund të fillojnë procesin arsimor në internet nga 17 gushti.

Shkollat në gjithë vendin u mbyllën në mes të marsit, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın