Turqia

Turqia regjistron 1.212 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 934 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 227.089

Sefa Şahin  | 12.08.2020 - Përdıtësım : 13.08.2020
Turqia regjistron 1.212 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia konfirmoi 1.212 raste dhe 18 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 244.392 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.891 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 934 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 227.089, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 5.454.988 teste, përfshirë 67.237 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 632 pacientë në mbarë Turqinë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 8,2 për qind e pacientëve janë prekur nga pneumonia.

Ndërkohë, në postimin e tij në Twitter, ministri Koca përsëriti thirrjen e tij për respektimin e masave.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın