Turqia

Drejtuesit e Anadolu Agency vizitojnë kreun e CHP-së me rastin e 100-vjetorit të themelimit

Në takimin e zhvilluar në selinë e CHP-së, Kılıçdaroğlu shprehu urime me rastin e 100-vjetorit të AA-së

Merve Yıldızalp Özmen  | 12.08.2020 - Përdıtësım : 13.08.2020
Drejtuesit e Anadolu Agency vizitojnë kreun e CHP-së me rastin e 100-vjetorit të themelimit ( Erçin Top - Anadolu Agency )

Ankara

Një delegacion i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i Anadolu Agency (AA), Şenol Kazancı, vizitoi në zyrën e tij kryetarin Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të agjencisë.

Në takimin e zhvilluar në selinë e CHP-së, Kılıçdaroğlu shprehu urime me rastin e 100-vjetorit të AA-së.

Drejtori i përgjithshëm Kazancı informoi Kılıçdaroğlu-n mbi strukturimin e agjencisë në Turqi dhe botë.

Në takim Kazancı u shoqërua nga zëvendëskryetari i bordit drejtues, Salih Demirkan, anëtarët e bordit drejtues Ali Türker Pirtini, Bahadır Saraçgil, Şaban Kızıldağ, zëvendësdrejtori i përgjithshëm dhe kryeredaktori i përgjithshëm AA-së, Metin Mutanoğlu, dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm Mustafa Özkaya.

Në takim i pranishëm ishte edhe koordinatori i Kılıçdaroğlu-t për komunikim, Ömer Topsakal.

Në kujtim të vizitës, Kazancı i dhuroi kreut të CHP-së një fotografi të tij së bashku me bashkëshorten Selvi Kılıçdaroğlu.

Ndryshe, ceremonitë me rastin e 100-vjetorit të themelimit të AA-së ishin shtyrë në muajin prill për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.