Turqia

Turqia dënon sulmet e fundit izraelite ndaj Gazës

Ushtria izraelite sulmoi Gazën gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

Sena Güler   | 16.04.2021
Turqia dënon sulmet e fundit izraelite ndaj Gazës

Ankara

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, dënoi sulmin e fundit të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne dënojmë fuqishëm sulmin ajror të Izraelit në Gaza gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit", u shpreh Kalın në Twitter.

Ai përsëriti mbështetjen e Turqisë për kombin palestinez dhe i bëri thirrje Izraelit që "menjëherë" të ndërpresë sulmet.

Zëdhënësi i Partisë turke në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik, gjithashtu dënoi sulmin përmes një postimi në Twitter.

"Izraeli përsëri sulmoi Gazën në muajin e Ramazanit", tha ai, duke shtuar se sulmi ishte i papranueshëm.

"Izraeli ka treguar edhe një herë se nuk kujdeset për ndonjë vlerë humanitare", u shpreh Çelik, duke shtuar se Turqia kurrë nuk do ta lë të vetëm popullin palestinez.

Dje, ushtria izraelite pretendoi në Twitter se goditi objektivat që i përkisnin grupit palestinez të rezistencës Hamas, një fabrikë municionesh dhe një tunel të përdorur për dërgesat e armëve në Gaza.

Sipas gazetarit të AA-së, asnjë viktimë nuk u raportua nga sulmi.

Rajoni i mbipopulluar i Gazës ka qenë nën një bllokadë egjiptiano-izraelite që nga viti 2007, kur Hamas mori qeverisjen.

Bllokada ka vështirësuar kushtet e jetesës në enklavën bregdetare.

Më shumë se 2.160 palestinezë u vranë, shumica prej tyre civilë, ndërsa rreth 11 mijë u plagosën në sulmin izraelit kundër Rripit të Gazës në vitin 2014.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın