Burak Bir
09 Shtator 2020•Përditësim: 09 Shtator 2020
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua në Detin Marmara në Turqinë veriperëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 9.9 kilometrash rreth orës 00.57 pas mesnate sipas kohës lokale rreth 8.2 kilometra në det, në qarkun Sarkoy në provincën Tekirdag, njoftoi Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Tërmeti është ndjerë edhe në metropolin e Turqisë, Stamboll.