Gökhan Ergöçün
31 tetor 2019•Përditësim: 01 nëntor 2019
Të ardhurat nga turizmi në Turqi u rritën me gati një çerek në periudhën korrik-shtator duke shkuar në 14.03 miliardë dollarë, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Të ardhurat e turizmit të vendit u rritën me 22 për qind në tremujorin e tretë, nga 11.5 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar", njoftoi TurkStat.
"Ndërsa 82,1 për qind e këtyre të ardhurave (me përjashtim të shpenzimeve të roamingut GSM dhe shërbimit të marinës) janë nga vizitorët e huaj, kurse 17,9 për qind janë nga qytetarë që banojnë jashtë vendit", thuhet më tej.
Shpenzimet individuale përbëjnë afro 9.9 miliardë dollarë të të ardhurave totale nga turizmi në periudhën tremujore, ndërsa rreth 4.1 miliardë dollarë e të ardhurave vinin nga shpenzimet e pakove të turneut, tregojnë shifrat zyrtare.
Vendi ka pritur rreth 21.6 milionë vizitorë në të njëjtën periudhë, një rritje prej 15 për qind në bazë vjetore, 85,3 për qind të huaj dhe 14,7 për qind qytetarë turq që jetojnë jashtë.
TurkStat tha se shpenzimet mesatare të vizitorëve ishin 649 dollarë për person, ku vizitorët e huaj shpenzuan 623 dollarë për person dhe qytetarët turq shpenzuan 789 dollarë.