Metin Tokgöz
01 Shkurt 2018•Përditësim: 01 Shkurt 2018
STAMBOLL (AA) – Të paktën tre persona humbën jetën në një aksident trafiku që sot në mëngjes ndodhi në qarkun Uskudar të Stambollit në bregun lindor të Bosforit, raporton Anadolu Agency (AA).
Reporteri i AA-së lajmëroi se një autobus pasagjerësh u përplas me një autobus tjetër në vet hyrjen e stacionit të autobusëve në Uskudar.
Shoferi i autobusit të pasagjerëve humbi kontrollin dhe goditi pasagjerët në stacion.
Të paktën tre persona humbën jetën ndërsa disa të lënduar janë transferuar në spitalin e Stambollit.
Po hetohet mbi shkaqet e aksidentit.