Zehra Aydın
12 Maj 2017•Përditësim: 13 Maj 2017
BATMAN (AA) - Tyrbeja historike Zeynel Bey, e vjetër rreth 550 vjet, është transportuar sot në një vend të ri në provincën Batman, në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Objekti tërësisht është ndarë nga bazamenti dhe është vendosur në një platformë të lartë hidraulike me vinç për të lëvizur nga zona e paraparë për ndërtimin e digës, duke shmangur mundësinë e ndonjë dëmtimi të këtij monumenti historik nga guri, të një lartësie prej mbi 15 metra dhe me një peshë prej më shumë se dhjetëra ton.
Tyrbeja është transportuar duke përdorur gjithsej tetë module vetëlëvizëse të transportit.
Transportimi prej dy kilometrash ka zgjatur rreth tre orë e gjysëm.
Vendosja e objektit në bazën e re do të zgjasë rreth tre ditë.