İbrahim Aktaş,Kadir Yıldız
05 Janar 2022•Përditësim: 05 Janar 2022
Forcat e xhandarmërisë në një operacion në provincën veriperëndimore Kocaeli kanë sekuestruar mbi 70 artefakte historike, theksoi zyra e guvernatorit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 77 monedha bronzi dhe një statujë e Virgjëreshës Mari, që besohet se janë të periudhave helenistike dhe greke, u gjetën në një automjet të ndaluar në lagjen Korfez. Ndaj dy të dyshuarve ka nisur një hetim gjyqësor.
Turqia moderne ka qenë shtëpia e shumë qytetërimeve të lashta, dhe për këtë arsye, është e pasur me relikte. Kjo ka tërhequr kontrabandistët të cilët shpesh grabisin varre dhe vende të tjera arkeologjike.