İzzet Mazi
24 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
KILIS (AA) – Pjesëtarët e xhandarmërisë turke në qytetin Kilis kanë arrestuar një snajperist të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratë nga Zyra e Prokurorisë në Kilis theksohet se pjesëtarët e xhandarmërisë kryer një operacion anti-terrorist në Elbeyli, pranë qytetit juglindor Kilis, duke arrestuar një person të plagosur.
Gjatë marrjes në pyetje është konstatuar se bëhet fjalë për shtetasin sirian me inicialet I.M. Ai së bashku me dytë vëllezërit e tij Y.M. dhe A.M. kanë vepruar si snajperistë brenda organizatës terroriste DEASH.
Po ashtu, u vërtetua se terroristi i arrestuar është plagosur në syrin e djathtë gjatë përleshjeve në qytetin sirian Rakka.
Mësohet se pas arrestimet po vazhdojnë procedurat hetimore.